Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala është sulmuar fizikisht sot nga një person i dyshuar që deri me tani nuk dihet identiteti i tij.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sulmin ndaj prokurorit Buzhala e kanë dënuar ashpër Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, duke thënë se rasti ndërlidhet me punën zyrtare të prokurorit.